Kapen dy persona nga Gostivari me 11 kg marihuanë

Policia ka arrestuar dy persona të cilët kanë tentuar që të transportojnë drogë të tipit marihuanë përmes vendkalimit kufitar në “Star Dojran”.

Marketing

Siç mëson Alsat, janë arrestuar dy persona E.M dhe E.H, që të dy nga fshati Banjicë e poshtme të Gostivarit.

E.M me kamion të tipit “MAN” me targa të Shkupit dhe E.H, si bashkudhëtar i tij kanë pasur për qëllim që të kalojnë përmes vendkalimit kufitar “Star Dojran”, mirëpo gjatë kontrollit të policisë atyre u janë kapur gjithsej 20 kese plastike me marihuanë apo diku rreth 11 kilogram në total.

Personat janë arrestuar dhe dorëzuar në Stacionin Policor, kundër tyre do të ngritët kallëzim penal.

Marketing