Kapen hajnat e taksistëve në Shkup

Reparti për delikte pronësore dhe delikuencë të minoreneve për Gazi Babë pranë SPB-Shkup pas dokumentimit të plotë do të ngritin padi penale  kundër personave D.R.(18) dhe A.M.(18) të dy nga Shkupi për shkak të dyshimit se kanë kryer katër vepra penale “plaçkitje”.

Marketing

Siç kumtoi MPB-ja, të denoncuarit, veprat penale i kanë kryer në muajin dhjetor të këtij viti, ndaj shoferëve të taksive të kompanive të ndryshme të taksive, në mënyrë identike, gjegjësisht kishin hipur në veturat e taksive dhe kishin kërkuar që t’i dërgojnë deri në fshatin Bërnjarc, të Shkupit dhe në të gjitha rastet duke i kërcënuar me thikë shoferët e taksive kanë kërkuar para.

“Pasi janë ndërmarrë masa dhe aktivitete është kuptuar se kryes të veprave penale janë personat e denoncuar. Pas masave të ndërmarra dy personat janë privuar nga liria. Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup janë realizuar dy kontrolle në Shkup”, theksojnë nga MPB-ja. Në Stacionin policor të Gazi Babës në prani të Prokurorit Publik më 19 dhjetor personat e dëmtuar i kanë identifikuar të denoncuarit.