Dy priftërinj janë kapur mat duke i kryer seks oral njëri-tjetrit në makinë.

Diego Berrio, 39 vjeç, dhe Edwin Cortez, 30 vjeç janë arrestuar nga policia pasi u kapën në një makinë të parkuar në një rrugë të Miami Beach në mes të ditës.

Ata akuzohen për sjellje të turpshme dhe të pasigurtë.

Cortez, me pantallona me zinxhirin e hapur që ekspozuan organin gjenital të tij, u akuza gjithashtu për ekspozim të pahijshëm.

Një dëshmitar në rrugë njoftoi policinë pasi pas priftërinjtë duke kryer seks oral brenda një Volksëagen të zi me qira rreth orës 3.20 të hënën.

Makina ishte parkuar përgjatë rrugës në një park dhe një shesh lojrash për fëmijë.

Autoritet thanë se dy burrat dukeshin tërësisht në rrugën e populluar me njerëz.

Policia e Miami Beach tha se akti seksual ishte ende në vazhdim kur një oficer arriti në vendngjarje.

Oficieri tha se pa Berrio, i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit, duke kryer seks oral te Cortez, i cili ishte në sendiljen e shoferit.

Të dy ishin shumë të përqëndruar në aktin seksual sa nuk e vunë re policin kur ai mbërriti tek makina.

“Ne vërejtëm dy meshkujt që po kryenin aktin seksual,”- tha zëdhënësi i policisë së Miami Beach, Ernesto Rodriguez. “Policit i duhej që ti binte xhamit për të tërhequr vëmendjen e tyre.”

Cortez dhe Berrio, të cilët të dy banojnë në San Juan Diego Mission në Çikago, u arrestuan. Ata u identifikuan si priftërinj nga policia.