Pesë persona nga Pakistani dhe tre nga Baglladeshi janë gjetur një veturë me targa të Shkupit, deklarojnë nga policia.

“Në vendin e quajtur përmendorja e Përzhdevskit policia ka vërejtur një veturë të markës “volksvagen” me targa të Shkupit e cila me shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të Demir Kapisë-Negotinë. Vetura është ndaluar dhe në të janë ndaluar pesë persona nga Pakistani dhe tre nga Bangladeshi, ndërsa ka drejtuar I.D. (36) nga Gjevgjelia. Vozitësi dhe emigrantët janë dorëzuar në stacionin policor në Negotinë”, deklarojnë nga MPB.

Kundër vozitësit është ngritur padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “kontrabandim me emigrantët”, ndërsa nga ana gjyqtarit iu është dhënë masa e paraburgimit për tetë muaj.