Kapet në Durrës peshkaqeni i rrezikshëm 6.5 metra i gjatë (VIDEO)

Kapet një peshkaqen në thellësitë e detit Adriatik mu përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni u kap nga disa peshkatarë të Durrësit.

Marketing

Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e 5 që kap peshkaqen, shkruan TV Klan.al.

Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rrezikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama.

Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra.

Marketing