Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë për rreth 16 tonë kokainë që u gjet në një anije të ankoruar në Filadelfia.

Marketing

Sipas agjentëve federalë vlera në rrugë e drogës së konfiskuar arrin në 1 miliard dollarë.

Në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë William McSwain tha se sasia e kokainës “mund të vriste me miliona njerëz”.

Droga ishte e fshehur në shtatë kontenierë në bordin e anijes së mallrave “MSC Gayane” e cila kishte një flamur të Liberisë.

Dy anëtarë të ekuipazhit përballen me akuza federale për trafik droge.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë të martën Ivan Duraseviç dhe Fonofaavae Tiasage akuzohen për komplot e posedim kokaine, në një anije që ndodhet nën juridiksionin e SHBA-së. Ivan Duraseviç u tha hetuesve se ishte paguar 50 mijë dollarë për të futur drogën kontrabandë.

Anija mbërriti në Filadelfia të martën herët në mëngjes. Ajo kishte bërë ndalesa në Kili, Panama dhe Bahamas dhe kishte si destinacion Evropën.

Më muajin mars agjentët konfiskuan 538 kilogramë kokainë në portin e Filadelfias me vlerë rreth 38 milionë dollarë.

Marketing