Kaq e pati! Këngëtarja shqiptare i jep fund karrierës pas dy vitesh

Në rreth dy vite, ajo ishte artiste shumë interesante që i solli skenës muzikore një varg projektesh.

Marketing

Por, krejt papritur, rrugëtimi i Valza Zhegrovës është përmbyllur, të paktën për një kohë.

Këtë e ka lënë të kuptohet vetë Valza përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet se do të vazhdojë rrugëtimin në studime jashtë Kosovës, konkretisht në Belgjikë.

“Deshiroj ta ndaj me juve lajmin se qe nga sot kompania menaxhuese ka nderprere kontraten e bashkepunimit ne mes nesh.

Muzika ka qene dhe do mbetet njera nder pasionet e mia te vecanta, por pas nje angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta perfundoj karrieren time ne muzike dhe te vazhdoj rrugetimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike.

Besoj dhe shpresoj qe do ju kem perkrah gjithmone” – është shprehur këngëtarja duke mos lënë shteg të hapur për të vazhduar karrierën muzikore.