Karakaçanov: Maqedonia nuk duhet të hyj në NATO me këtë mentalitet

Shkupi duhet të ndalon falsifikimin e historisë, Maqedonia nuk duhet t’i bashkohet NATO-s me këtë mentalitet, këto janë deklaratat e reja të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov i cili dje në profilin e tij në Facebook kishte shkruar se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë që të dikush fshehtas të aplikojë një gjuhë të tillë si gjuhë zyrtar në BE dhe NATO.

Marketing

Pala bullgare është e gatshme për të bërë kompromise, kjo për mua është e papranueshme, ndërsa nga pala maqedonase dëshirojnë të kundërshtojnë, të shtrembërojnë, të insistohet në formulime që nuk kanë lidhje me të vërtetë historike” tha Karakaçanov.

Karakaçanov mes tjerash tha se Shkupi duhet të ndryshojë sjelljen dhe se Maqedonia nuk duhet të hyj në NATO me këtë mentalitet.