Karakaçanov: Në të dy anët e kufirit janë njerëzit që flasin bullgarisht

Autoritetet maqedonase jetojnë me kompleksin anti-bullgar, tha zv.kryeministri i Bullgarisë dhe njëherit Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.

Marketing

“Maqedonia është i vetmi vend që, në stemën e shtetit, himnin e tij dhe kushtetutën, mbështetet në postulatet e Kominternit dhe Titos. Nga atje, e gjithë rezistenca për të krijuar një marrëdhënie normale njerëzore me Bullgarinë. Nuk kemi asnjë arsye për tu ndarë. Në të dy anët e kufirit janë të njëjtët njerëz që flasin më së shumti bullgarisht, flasin të njëjtën gjuhë, pa marrë parasysh se si janë bërë përpjekjet në 73 vitet e fundit për t’u larguar nga gjuha bullgare dhe për t’u paraqitur si diçka tjetër”, tha Karakaçanov.

Sipas tij, politikat e autoriteteve maqedonase pas shpërbërjes së Jugosllavisë nuk çojnë në krijimin e një identiteti të veçantë, por në shkatërrimin e asaj bullgare. Ai shtoi se retorika e partive shqiptare po bëhet gjithnjë e më radikale me thirrjet për federalizim dhe kërkesa që gjuha shqipe të shpallet zyrtarisht si gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni.

Marketing