Karakaçanov: Qeveritë e Zaevit dhe Borisovit për dy vjet kanë bërë më shumë se të gjitha qeveritë tjera për 20 vjet

Qeveritë e kryeministrit Zoran Zaev dhe Bojko Borisov për dy vjet kanë bërë më shumë se sa qeveritë tjera në Shkup dhe Sofje në njëzet vitet e fundit, deklaroi sot në Ohër zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim në fushën e luftës kundër tregtisë me njerëz me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Karakaçanov theksoi se shkencëtarët dhe profesorët duhet të gjejnë zgjidhje, në drejtim të përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

“Maqedonia ka një mik, partner dhe faktor në Bullgarinë që do t’i mbështesë aspiratat e saj për integrim në BE”, tha Karakaçanov.

Sa i përket Komisionit të përzier ekspert maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike, Karakaçanov tha se ajo e bën punën e saj dhe gjërat zhvillohen në drejtim të vërtetë.
“Nuk kemi çka të ndajmë ne në histori dhe t’i definojmë kontradiktat mes dy shteteve. Por, ajo është temë e cila siç është e njohur ka ndikim të saj edhe në shoqërinë maqedonase dhe bullgare. Ne kuptohemi edhe pa përkthyes, por ajo çështje megjithatë kërkon zgjidhje sepse krijon tensione mes njerëzve. Konsideroj se procesi zhvillohet në drejtim të vërtetë dhe t’i lëmë historianët të punojnë në harmonizimin e qëndrimeve”, shtoi Karakaçanov.

Marketing