Karakamisheva do të ngritë padi kolektive kundër Qeverisë për Marrëveshjen e Prespës

Profesoresha e së drejtës kushtetuese, Tanja Karakamisheva, do të ngritë padi kundër Qeverisë për shkeljen e së drejtës për vetvendosje përshkak Marrëveshjes së Prespës. Ajo thërret qytetarët t’i kyçen padisë, e cila do të zbatoheshte në mënyrë vullnetare, dhe harxhimet gjyqësore do të mbuloheshin nga donacione, përcjell Zhurnal.

Marketing

Sipas Karakamishevës, në të drejtën ndërkombëtare janë të ndaluara marrëveshje me të cilat shkelen të drejtat e njeriut, barazia e shteteve, ose e drejta e popujve për vetvendosje. Karakamisheva paralajmëron se do të paditë Qeverinë para gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare.

“Deri tek të gjithë maqedonasit e brengosur të cilët më pyetën se si zhvillohet ky proces i mbrojtjes juridike të Maqedonisë ja përgjigjet:

1. Kjo luftë nuk ka asnjë lidhje me asnjë parti. Kjo luftë është dhe do të jetë mbipartiake, popullore dhe e fillojmë menjëherë.

2. Në luftë do të thirren të gjithë maqedonasit e brengosur të cilët do të kenë mundësi të njejtë të paditin Qeverinë përshkak shkeljes të së drejtave të njeriut të cilat janë të pakontestueshme, si dhe e drejta e vetvendosjes, e drejta e dinjitetit personal, integritetit personal etj. si dhe për shkeljen e Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare.

3. Ndihmë do të kërkohet vetëm për mbulimin e taksave gjyqësore dhe harxhimet e përfaqësuesve të qytetarëve në gjykatë, gjithçka tjetër do të përpunohet vullnetarisht.

4. Pas përfundimit të proceseve juridike vendore do të ngritet paqdi edhe para Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, Komiteti europian për të drejtat e njeriut, para Këshillit për të drejtat e njeriut të KB, si dhe nëpërmjet procedurave të ngritura deri tek raportuesit special të këshillit të konventës për të drejtat e njeriut.

5. Sa më shumë njerëz të mblidhemi në këtë aksion për shpëtim për Maqedoninë aq më tepër sukses do të kemi si popull.

6. Duhet patjetër të veprojmë të bashkuar për një mision të përbashkët!

7. Do të fitojmë!!!,” shkruan Karakamisheva.

 

Marketing