Karateistja Dumani fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik në Banja Llukë

Anëtarja e reprezentacionit të karatesë së Maqedonisë Vanisa Dumani fitoi medalje të bronztë në Kampionatin e 24-t Ballanik në karate për fëmijë që po mbahet në Banja Llukë, Bosnje Hercegovinë.

Marketing

Dumani, e cila është anëtare e KK “Uraniku” nga Dibra vendin e tretë dhe medaljen e bronztë e fitoi në kategorinë deri në 49 kilogramë për fëmijë deri në moshën 13 vjeçare.

“Ndeshjen e parë e kishte me përfaqësuesen e Serbisë të cilën e fitoi me rezultat 5:1. Ndeshja e dytë me përfaqësuesen e Turqisë ishte me rezultat baras, por me shpjegim të arbitrave rezultati ishte 5:0 për Vanisën, pastaj ishte mundur nga karateistja nga Bullgaria, ndërsa në xhiron e fundit ishte më e mirë nga kundërshtarja e saj nga Rumania, me çka e fitoi vendin e tretë dhe medaljen e bronztë”, deklaroi për MIA-n Durim Paçuku, trajner i reprezentueses sonë.

Paraprakisht, medaljen e parë për reprezentacionin tonë në këtë Kampionat Ballkanik e fitoi Nuredin Dervishi nga KK “Uskana” nga Kërçova, i cili e fitoi vendin e tretë.

Marketing