Karins: Nuk ka vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, deklaroi se sot nuk do të ketë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Zgjerimi është shumë i rëndësishëm për ne, por jo të gjitha vendet janë dakord për hapjen e negociatave. Kërkohet vendim unanim”, deklaroi Karins.

Marketing

Edhe kryeministri i Luksemburgut konfirmoi se nuk do të ketë një vendim ditën e sotme.

Krerët e shteteve anëtare debatuan mes tensionesh deri në mesnatë lidhur më çështjen e zgjerimit. Por, ata nuk ishin në gjendje të dakordësoheshin as lidhur me një marrëveshje që do të inkurajonte Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, apo për shtyrje të vendimit zyrtar.

Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi ashpër hapjen e negociatave për anëtarësimin, duke mbizotëruar ndaj liderëve të tjerë, përfshirë gjermanen Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.