Karolina Veriore goditet nga tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1926

Një tërmet me fuqi 5.1 ballë të Rihterit goditi sot rrethinën e qytetit Sparta, në Karolinën Veriore, përgjatë kufirit të shtetit me Virxhinia, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Marketing

Ky ishte tërmeti më i fortë që ka tronditur shtetin federal amerikan që nga viti 1926, sipas Shërbimit Gjeologjik të Karolinës së Veriut.

Tërmeti, epiqendra e të cilit është në Qarkun Alleghany, u ndje deri në Uashington dhe Atlanta, sipas raportimeve në USGS.

Nuk ka raporte për lëndime, por ka dëme në qytetin me rreth 1.800 banorë, tha kryetari i Bashkisë Sparta Wes Brinegar.

“Ndihej sikur një lokomotivë e madhe që po kalonte dhe një valë e madhe që vinte nën shtrat,” tha kryebashkiaku. “Unë kam jetuar këtu tërë jetën time dhe kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë.”

USGS thotë se tërmetet bëhen shkatërruese në një madhësi prej 4.0 deri 5.0. Një tërmet prej 5.3 ballë konsiderohet një tërmet i moderuar, sipas USGS.

Agjencia lëshoi një alarm të gjelbër, që do të thotë se ka një gjasë të ulët të viktimave dhe dëmtimeve.

Sparta ndodhet midis tre zonave sizmike, në Charleston, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Virxhinia qendrore.

Marketing