Gjatë ditës së sotme, drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, mbajtën konferencë për shtyp në Qendrën për selektim të mbeturinave Karposh, me çka informuan publikisht për aksionin e madh për pastrimin e grumbullit të mbetjeve të vëllimshme në këtë hapësirë, që u zhvillua gjatë javës së kaluar.

Ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, me ndihmën e tre automjeteve komunale speciale – ngarkues dhe dy automjete komunale speciale –kompaktor,gjatë javës së kaluar kanë dërguar 1200 m³, gjegjësisht 300 ton mbetje të vëllimshme, të grumbulluara gjatë aksionit që u zhvillua në komunat e qytetit gjatë tri viteve të kaluara.

Kjo sasi mbetjesh enorme, që disa vite ishte një ndër shkaqet për ndotjen e ajrit në këtë pjesë të qytetit, tani është dërguar në deponin Drislla, me çka janë krijuar kushte që Qendra për selektim të mbeturinave në Karposh, prej sot do të filloj normalisht të funksionojë sipas standardeve europjane.

Kjo Qendër është dedikuar për selektim sekondar të mbetjeve që çdo ditë grumbullohen në enët për mbetje komunale dhe bëhet paketimi i tyre me ndihmën e makinave dhe pres-kontejnerëve. Mbetja ndahet në disa fraksione: Pet ambalazh, letër, kanaqe dhe qelq,e njëjta është paraparë për përpunim të mëtejmë dhe riciklim.

“Në Qendrën për selektim në NP ,,Higjiena komunale” – Shkup zhvillohet një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i punës në Ndërmarrje – selektimi i saj sekondar. Në këtë mënyrë ndahet ajo pjesë nga mbeturinat e cila mëtej mund të riciklohet, kurse në deponi përfundon sasi shumë më e vogël e mbeturinave, me çka ndikohet drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe nivelin e ndotjes së ajrit në qytetin tonë. I stimulojmë qytetarët që masovikisht ta zbatojnë selektimin primar në enët e dedikuara për Pet ambalazh të cilat NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, i ka vendosur në sipërfaqet publike dhe në këtë mënyrë, vetë të kontribuojnë për efikasitet më të madh në punën tonë “ – deklaroi Drejtori i NP,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Në suaza të Qendrës për selektim, NP ,,Higjiena komunale” – Shkup ju ofron qytetarëve mundësi që pa pagesë ti largojnë mbetjet e tyre të vëllimshme ( mobilje të vjetra, mbetje elektronike dhe elektrike). Në qoftë se kanë nevojë që ky shërbim të kryhet me automjete speciale të Ndërmarrjes, këtë mund ta kërkojnë në linjën telefonke pa pagesë -080022233.