Karvani “Realizo Ëndrrën” i Kryeministrit të parë sot në Gostivar, Çegran, Forinë, dhe Debresh

Sot, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo
ëndrrën tënde” rrugëtimin e tij e vazhdoi në fshatin Çegran, Forinë dhe
Debresh të Gostivarit.

Marketing

Banorët e këtij rajoni në mënyrë të drejtpërdrejtë patën mundësi të
bisedojnë me Kandidatin për Kryeministër të parë shqiptar, Naser
Ziberin, të marrin përgjigje lidhur me çështjet që i tangojnë ata nga
përditshmëria e tyre, sfidat me të cilat ballafaqohen, idetë që ata i
kanë për të ardhmen e këtij rajoni.

Mes tjerash Ziberi foli lidhur me zotimet e tij për 100 ditëshin e parë
të madatit të tij, rëndësinë e këtij rrugëtimi, duke jua shpalosur
qytetarëve idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili është simbol
i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë bashkëkohore, i
cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të gjithë. Ziberi
nga banorët e këtij rajoni kërkoi mbështetje për këtë ide jo vetëm nga
banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive
tjera etnike.

Marketing