Karvani “Zëri yt” nesër në Tearcë

Karvani biseda “Zëri yt” vazhdon me Komunën e Tearcës, ku me përfaqësues të Qeverisë, Ministra, Zëvendësministra, Sekretarë shtetëror dhe Deputet kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të realizojnë takime me qytetarë.

Marketing

Me këtë rast, nesër, me 09.09.2018 (e diell) në hapësirat e Komunës së Tearcës nga ora 13:00 deri në ora 15:00 do të organizohet ditë e hapur për qytetarët e Komunës së Tearcës, ku gjithë qytetarët do të kenë mundësi të japin propozime, të shkëmbejnë ide, të parashtrojnë pyetje si dhe të japin vërejtjet e tyre për punën e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore.

Para fillimit të ngjarjes, në ora 13:00, parashihet që Zëvendëskryeministri Bujar Osmani të ketë deklarata për media.