Kasami: BESA punon në formimin e koalicionit trepalësh, por jemi të gatshëm edhe të vetëm të dalim në zgjedhje

Lëvizja BESA në kuadër të fushatës së prezantimin e platformës së saj, sonte ka realizuar takim me anëtarë dhe qytetarë të komunës së Kërçovës.

Marketing

Në tubimin kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të BESËS, të udhëhequr nga kryetari i saj, Bilall Kasami si dhe përfaqësues lokal të kësaj partie në Kërçovë. Kasami në fjalimin e tij para të pranishmëve ka thënë se si parti për momentin punojnë në përmirësimin e parimeve siç janë barazia, stabiliteti dhe e ardhmja të cilat do të jenë shtyllë e platformës së ardhshme të Lëvizjes BESA ku do të formohen programi partiak e cila do të jetë bazë për negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

Kasami ka thënë se vazhdojnë të punojnë në formimin e bllokut opozitarë.

“Mbetemi të përkushtuar në formimin e koalicionit trepalësh me të cilën do ta mposhtim bindshëm BDI-në, por ne si parti jemi poashtu të gatshëm të dalim edhe të vetëm në zgjedhjet e ardhshme nëse eventualisht nuk formohet koalicion”, ka thënë Bilall Kasami.

Marketing