Kasami: Deri më 24 mars ndalohen aktivitetet politike që përfshijnë grupe më të mëdha të qytetarëve

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami menjëher pas takimit të liderëve deklaroi se deri më 24 mars do të ndërpriten aktivitetet politike, që nënkuptojnë grumbullimin e një numri më të madh të qytetërave.

Marketing

“Diskutuam situatën aktuale rreth virusit dhe masat që duhet të ndërmerren, dhe të cilat duhet t’i respektojmë dhe ne si subjekte politike që jemi në fushatë zgjedhore. Në këtë periudha deri më 24 mars ndalohen të gjitha tubimet dhe aktivitete politike,. Ne do t’i respektojmë këto masa në drejtim të asaj që të mos ndihmojmë në zgjerimin e këtij virusi. Ne meqë jemi në fushatë, urojmë që gjendja të përmirësohet. Vazhdojmë të përgatitemi për zgjedhjet e 12 prillit”, deklaroi Bilall Kasami, Lëvizja BESA.