Kasami dhe Rama diskutojnë për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Marketing

Në këtë takim miqësor u diskutua për situatën aktuale politike dhe për rolin e shtetit shqiptar duke kontribuar për paqjen dhe stabilitetin në rajon, njofton Klan Kosova.
Temë diskutimi ishin edhe ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe proceset e rëndësishme që e presin vendin, në procesin e anëtarsimit në NATO dhe BE.

Kasami informoi për kontributin dhe të ariturat e Lëvizjes Besa si parti opozitare gjatë këtij procesi.
Në takim u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit të faktorit shqiptar për interesa shtetërore duke lënë anësh interesat politike partiake.
Rama dhe Kasami u dakorduan që takime të ngjajshme të realizojnë edhe në të ardhmen.

Marketing