Kasami: Do të kërkojmë përgjegjësi direkte nga Oliver Spasovski

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në Click Plus në TV21, ka komentuar edhe për arratisjen e ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Kasami shton se ikja e Mijallkovit nuk e shokon pasi që sipas tij arratisje kanë ndodhur edhe më parë, por ai kërkon që dikush të mbajë përgjegjësi.

Marketing

“Tre shtyllat kryesore ku duhet të kërkohet llogari. Policia e cila është dashur që të përcjellë dhe të sigurojë personin në fjalë, është Prokuroria e cila ka ngritur paditë në fjalë dhe ka grumbulluar argumentet për personin dhe Gjykata”, u shpreh Kasami në TV21.