Kasami: Nuk do të merremi me partitë e vogla, oponent e kemi BDI-në

Pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të Lëvizja Besa sonte në Tetovë, kreu i kësaj partie Bilall Kasami tha se si subjekt politik janë në pritje që Aleanca për Shqiptarët të mbaj fjalën dhe të organizoj takimin trepalësh mes ASH-së, Besës dhe Alternativës.

Marketing

Kasami akuzoi Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët se i janë shmangur komunikimit të drejtpërdrejtë për një marrëveshje të mundshme për bashkëpunim para zgjedhjeve të 12 prillit. Ai mes tjerash tha se thirrjet për një koalicion trepalësh përmes mediumeve kanë qenë pjesë e taktizime dhe lojëra politike.

Gjithashtu Kasami ka deklaruar se as ai personalisht, as eksponentët e lartë të Lëvizjes Besa, nuk do të merren me partitë e vogla, por oponent kryesorë ata e kanë BDI-në.