Kasami: Pa shqiptarët e barabartë e ardhmja e Maqedonisë të Veriut do jetë e pasigurtë

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë tubimeve në Karshiakë të Shkupit hapur potencoi se përkrahja e kandidaturës së Prof. Blerim Rekes nga lëvizja e tyre është sepse besojnë në konceptin e një shteti apo republike për të gjithë.

Marketing

“Kjo është rruga e vetme që do bëjë Maqedoninë e Veriut shtet me vlera evropiane. Maqedonasit duke votuar për Prof. Blerim Rekën tani e kanë shansin të dëshmojnë se a janë të jemi shtet që do jetë i barabartë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët. Ne u themi qartë se pa shqiptarë të barabartë në udhëheqjen e shtetit e ardhmja e Maqedonisë të Veriut do jetë e pasigurtë”, theksoi Kasami.

Marketing