Kasami pas takimit me Zaevin: Mbështetja jonë për kandidat të përbashkët, nuk do të jetë pa kushte

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot ka mbajtur takim me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe kandidatin konsensual.

Marketing

Pas përfundimit të takimit Kasami tha se mbështetja e tyre për kandidatin e përbashkët nuk do të jetë pa kushte. Ai tha se do të pranojnë kandidat që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe nuk do t’i ndajë ata në baza etnike.

“Sot kishim me Zaevin për zgjedhjet presidenciale, ku diskutuam për kandidatin e përbashkët. Për ne është e rëndësishme qasja, por më e rëndësishme është personi që do të qëndrojë në institucionin e presidentit të shtetit. Mbështetja jonë nuk do të jetë e pakusht, do të kërkojm që presidenti i ardhshëm të mbrojë qytetarët nga krimi dhe korrupsioni. Si Lëvizje Besa kemi disa emra që janë serioz dhe gjatë ditëve në vijim do të dalim më konkretisht se cili do të jetë opisioni që do të përkrahim ne”, tha Kasami.

Ndërsa Zaev pas takimit tha se në takim ka prezantuar idenë e tyre për kandidat konsensual për kryetar shteti. “Ka mundësi për marrëveshje me opozitën shqiptare. Janë të hapur për të dëgjuar argumentet tona. Kemi prezantuar analizat tona, si edhe me partitë tjera. Besoj se nuk është e pamundur, që të gjendet një emër i përbashkët i të gjitha partive politike”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, ditë më parë Zaev ka realizuar takim edhe me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin dhe Afrim Gashin. Ndërsa në takim nuk shkoi Ziadin Sela, duke u arsyetuar me vendimet që Ministria e Arsimit i ka marrë në lidhje me Komunën e Gostivarit.

Marketing