Kasami për luftën e 2001-shit: 2 maji na bën krenarë të gjithë shqiptarëve

Në lidhje me 2 majin – përfundimin e luftës së 2001-shit, është deklaruar edhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Marketing

Në “Facebook”, ai ka vlerësuar, se kjo datë i bën krenarë të gjithë shqiptarët.

“Dy maji është festa ku bën krenarë gjithë shqiptarët e në veçanti pjesëmarrësit në luftën e 2001-shit. Dy maji është emblemë e lavdisë dhe heroizmit të UÇK-së. Këtë ditë më të rëndësishme e bën edhe shpallja “zonë e lirë” zonën e Karadakut. Respektet më të mëdha për gjithë familjet e dëshmorëve për veprimtarinë e tyre të çmuar. Sllupçanin, pa dyshim historia do ta njeh si një vend të rezistencës dhe një vend të sakrificës së UÇK-së. Karadaku dhe Sllupçani janë Prekazi jonë! LAVDI”, shkroi Kasami.

Marketing