Kasami uron Kurtin: Kosova ka shumë sfida, shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka uruar zgjedhjen e Albin Kurtit në detyrën e re të kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Marketing

Ja urimi i plotë i Kasamit:

I nderuar Kryeministër z.Albin Kurti
Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA t’ju uroj për detyrën e re juve dhe kabinetit tuaj qeverisës.
Kosova para vetes ka shumë sfida, të brendshme e të jashtme, të cilat shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet dhe përpikshmëri.

Ashtu siç jeni deklaruar gjithmonë, e siç keni vepruar si opozitar, shpresoj që tanimë edhe si kryeministër të punoni në interes të Kosovës dhe shqiptarëve.
Urime edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës zgjedhjen e Qeverisë së re, me shpresë se do t’i përfaqësojë denjësish

Marketing