Granit Xhaka është lënduar sot gjatë stërvitjeve për Botërorin në Rusia 2018

Duket se Graniti do të këtë probleme me paraqitjen e tij në Botërorin në Rusi.

Sipas mediave zvicerane, lojtari i vitit në Zvicër dhe mesfushori i Arsenalit është lënduar sot gjatë stërvitjeve nga kosovari tjetër në këtë Kombëtare, Valon Behrami.

Zvicra pritej që të luante një miqësore gjatë këtij vikendi me Spanjën, derisa Xhaka është nisur për të bërë ekzaminimet mjekësore të këmbës pas lëndimit.