Kate Middleton ka të njëjtën pallto që prej 2008-s

Nuk është hera e parë që Kate Middleton shfaqet në publik me veshje të përsëritur. Mjafton të kujtoni se për dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle u shfaq me një fustan Alexander McQueen, të cilin e kishte veshur edhe më parë.

Marketing

Kjo është një praktikë njerëzve të famshëm për të theksuar ndikimin në mjedis që kanë garderobat e tyre. Mirëpo një pallto që nga viti 2008 është (khëm) diçka jo fort e zakontë.

Në një event në Irlandë, Kate mbante veshur këtë pallto të bardhë pudër nga marka britanike Reiss. Të njëjtën pallto, Kate e ka që nga koha kur nuk ishte fare e martuar me princin William.

Asokohe 26 vjeç, dukesha bëri një blerje të zgjuar. Modeli është klasik, i pakohë dhe duket si të ishte blerë dje. Punë e paqme!

Marketing