Kategoria Superiore: Tirana fiton derbin e kryeqytetit kundër Partizanit

Tirana ka fituar derbin e kryeqytetit të Shqipërisë, kundër skuadrës së Partizanit.

Marketing

Me rezultatin 4:1, Tirana ka arritur të mposht Partizanin dhe t’i marrë tri pikët e xhiros së 24-të në Kategorinë Superiore, shkruan lajmi.net.

Derbi i Tiranës tregoi thuajse gjithçka; karton të kuq, penallti, gola dhe spektakël në tribuna.

Goli i parë i këtij takimi erdhi qysh në minutën e 2’, kur William kaloi në epërsi skuadrën e Partizanit, shkruan lajmi.net.

Por, kundërpërgjigja e Tiranës ishte e shpejtë. Idriz Batha realizoi për 1:1 në minutën e 16’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Akordimi i penalltisë në favor të Tiranës u përcoll edhe me karton të kuq për Eneo Bitrin, duke bërë që të ndryshohet komplet rrjedha e lojës.

Vetëm tre minuta më vonë, përsëri Batha, përsëri nga pika e bardhë e penalltisë, i dha epërsinë skuadrës së tij, duke shënuar për 2:1.

Në pjesën e dytë, Tirana realizoi edhe tri herë të tjera, për të vulosur rezultatin final 5:1.

Fillimisht ishte një autogol i Hektor Idrizaj, në minutën e 63’, gol ky që mbylli përfundimisht dilemën e fituesit.

Kurse, në minutën e 82’, Tirana gjeti përsëri rrugën e golit, kësaj radhe me anë të Ernest Muçit, për rezultatin 4:1.

Tre minuta para fundit të takimit, edhe Tirana mbeti me 10 lojtarë, kur Torasa u ndëshkua me karton të kuq. Kjo nuk ndali hovin e Tiranës, të cilët gjetën golin vetëm 2 minuta më vonë, përsëri me anë të Ernest Muçit, për rezultatin final 5:1.

Me këtë fitore, Tirana shkon në 47 pikë për pozitën e parë në tabelë, kurse Partizani mbetet me 38 pikë në pozitën e tretë.

Në derbin e Tiranës, në ‘Air Albania’ ishin të pranishëm rreth 19 mijë e 500 tifozë.