Katër gjykatës kanë punuar nën diktatin e ish pushtetit

????????????????????????????????????

Prokuroria Speciale Publike në Raportin e posaçëm që e publikoi sot thekson se ish-kryetarja, ndërsa tani anëtare e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, gjykatësja në Gjykatën Administrative Supreme, Svetllana Kosotova dhe gjykatësja nga Gjykata Penale e Shkupit, Sofija Llaiq kanë vepruar në mënyrë joadekuate sipas urdhrave të drejtpërdrejta politike, që është konfirmuar në bazë të bisedave të përgjuara dhe sms komunikimeve që i posedon Prokuroria.

Marketing

“Përgjimet e paautorizuara të përmbledhura në këtë raport tregojnë interaksione mes funksionarëve të lartë në gjyqësor dhe anëtarëve të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të cilët në thelb e minojnë pushtetin gjyqësor. Përgjimet e paautorizuara zbulojnë biseda në të cilat anëtarët e gjyqësisë heqin dorë nga pavarësimi i saj dhe paanshmëri që t’i avancojnë interesat e qeverisë apo interesat e tyre personale. Komunikimi i tillë padyshim se lenë hapësirë për krijimi e mosbesimit te opinioni në tërë sistemin gjyqësor”, qëndron në raportin e posaçëm të PPS.

Qëllimi i parashtrimit të Raportit të posaçëm, siç thonë nga PSP nuk është e thjeshtë të dokumentohet veprimi jopërkatës, për veprimin e tillë jopërkatës të mos vazhdojë ta minojë sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë dhe ta pengojë integrimin euroatlantik të vendit tonë.

“Nga dëshmitë me të cilat disponon PSP, posaçërisht bisedat telefonike e Aleksandra Zafirovës, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013, prej të cilave një pjesë edhe u publikuan, del se përderisa e ka ushtruar funksionin kryetare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me pushtetin ekzekutiv… Kryetari i atëhershëm i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministri i Drejtësisë, ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim kanë vendosur për zgjedhjen e gjykatësve ‘përshtatshëm’ dhe shkarkimin e gjykatësve ‘të papërshtatshëm’, bashkëpunëtorët profesional i kanë zgjedhur sipas listave, e kanë menaxhuar punën, kanë intervenuar në procedurat gjyqësore”, theksohet në Raportin e posaçëm.

PSP në raport e përmend edhe kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, i cili në vitin 2011 dhe 2012 në disa raste bashkëbiseduesve të saj u ka dhënë informacione nga procedurat gjyqësore, ka intervenuar te te gjykatësit tjerë për lëndët dhe ka dhënë sugjerime për veprimin.
Gjykatëses Sofija Laliçiq ndërkaq, siç është cekur në raport, më shumë se një vit para se të zgjedhej gjykatëse i ishte premtuar funksioni i gjykatëses.

“Përmbajtja e bisedës së publikuar telefonike mes Sofija Laliçiq dhe Sasho Mijallkovit, drejtor i atëhershëm i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, i cili me atë rast i kumton se është zgjedhur gjykatëse, paraqet vetëm ilustrim të lidhjes mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Lidhjet e saj me pushtetin ekzekutiv nuk përfundojnë me zgjedhjen si gjykatëse, por përkundrazi edhe më shumë intensifikohen në drejtimin i cili paraqet shkelje flagrante të pavarësisë së gjyqësisë dhe keqpërdorimit të imazhit të funksionit gjyqësor.

Për gjykatësen Sofija Laliçiq, funksioni gjykatëses kishte kuptimin e gjithçka përveç asaj që është rëndësia e saj e vërtetë – privilegj për t’i shërbyer bashkësisë përmes rolit të ndarjes së drejtësisë në pajtim me ligjet dhe barazinë e të gjithë qytetarëve përfshirë edhe veten para Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë”, ceket në Raportin e posaçëm.

Gjykatësja Svetllana Kostova për të cilën ceket në raport se paralelisht ka kryer detyra të punës edhe si gjykatëse edhe në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, me çka sipas PSP-së sillet në pikëpyetje integriteti i saj personal, por edhe pavarësia institucionale e funksionit gjyqësor.

“Komunikimet telefonike të realizuara nga ana e gjykatëses Svetllana Kosotva në muajin shtator dhe tetor të vitit 2011, përkatësisht dy deri tre muaj pas marrjes së saj të funksionit gjykatëse në Gjykatën e Lartë Administrative, tregojnë se ajo ka vazhduar aktivisht të marrë pjesë në obligimet ditore të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim rreth organizimit dhe ndërmjetësimit gjatë takimeve dhe ndërmarrjes së detyrave të tjera të punës të cilat bëjnë pjesë në fushën e veprimit të punës së përditshme të DSK”, qëndron në raport.
Raportin e posaçëm PSP ia parashtroi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Marketing