Katër humbje në 9 ndeshje për Cityn e Guardiolës

Katër humbje në nëntë ndeshjet e fundit të Manchester City kanë hedhur hije dyshimi mbi skuadrën kampione të Premierligës.

Marketing

Pep Guardiola është i bindur se skuadrës së Manchester City nuk i mungon lidershipi në fushë.

“Kam shumë liderë, njerëz që bëjnë një hap para kur situata është keq, por ajo duhet bërë në vazhdimësi”, është shprehur Guardiola.

‘Nëse një djalosh është i mbyllur, dhe luan me shumë karakter në fushë, por jashtë fushës është i heshtur dhe nuk flet shumë, nuk mund t’i them ‘duhet të flasësh’. Është diçka që vjen nga brenda’, ka thënë më tej trajneri i ‘MC’, Pep Guardiola. Skuadra e udhëhequr nga spanjolli kërkon me çdo kusht fitoren në ndeshjen që sot e luan kundër Arsenal.