Katër ish-policë paditen për vdekjen e Geoge Floydit

Juria federale ka paditur të premten katër ish-pjesëtarë të policisë në Minneapolisit lidhur me shkeljen e të drejtave qytetare gjatë arrestimit dhe vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd.

Tre ish-policët e përfshirë në rastin fatal janë nxjerrë të premten para gjykatës federale, pas padisë së ngritur nga Juria. Thomas Lane, Tou Thao dhe J. Kueng janë paraqitur para Gjykatës së Qarkut në Minneapolis nëpërmjet videolidhjes.

Akuzat e ngritura ndaj tyre nuk janë lexuar gjatë gjykimit, por juria ka nisur hetimet për të konstatuar nëse ata dhe ish-polici, Derek Chauvin, kanë shkelur liritë qytetare të Floydit. Chauvin, i shpallur më herët fajtor për vdekjen e afro-amerikanit, nuk ishte pjesë e paraqitjes para drejtësisë.

Marketing

Floyd kishte vdekur më 25 maj të vitit të shkuar, pasi që Chauvini ia kishte mbajtur gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta, teksa po e mbante të shtrirë përtokë gjatë arrestimit.