Katër objekte industriale do të dënohen për ndotjen e ajrit

Katër objekte industriale do të dënohen për tejkalimin e kufirit të vlerave mbi ndotjen e lejuar të ajrit në Shkup.

Marketing

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se inspektorët për mjedis jetësor kanë kryer nga dy kontrolle të rregullta në të gjitha 40 impiantet të cilat i nënshtrohen Lejes së integruar ekologjike B.

“Në muajin dhjetor inspektorët e autorizuar për mjedis jetësor të Qytetit të Shkupit, bënë kontrolle të jashtëzakonshme në katër impiante të cilat i nënshtrohen Lejes së Integruar B si edhe katër subjekte që i nënshtrohen Elaboratit për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme të inspektorëve të autorizuar për mjedis jetësor me laborator të autorizuar deri më tani tejkalimi i kufirit të vlerave tek katër instalimet të cilat janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit dhe të njëjtat do të sanksionohen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, ka theksuar kryetari Petre Shilegov në seancën e djeshme për çështje këshilluese.

Në mënyrë plotësuese, Inspektorati vendosi edhe punë në turne, gjegjësisht kujdestari prej orës 6 të mëngjesit dhe pas mesnate e deri në orët hershme të mëngjesit dhe gjatë fundjavave, me qëllim që në mënyrë më të saktë të përcaktohet ndotja e mundshme e ajrit ambiental.

Marketing