Katër persona të lënduar në disa aksidente në Shkup

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga gjithsej nëntë aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëzet shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, 11 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë dhe tre shoferë për tejkalim jo të drejtë.

Janë hasur 97 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, derisa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 69 automjete.

Marketing