Katër policë lëndohen gjatë aksionit për zhvendosje të emigrantëve në BeH

Katër policë boshnjak ishin më pak të lënduar gjatë aksionit policor për zhvendosje të rreth 500 emigrantëve nga qyteti Bihaq në qendrën pranuese në Vuçjak.

Marketing

Ministrja e Punëve të Brendshme në kantonin Una-Sana, Nermin Klajiq deklaroi se ka pasur përpjekje te një pjesë e emigrantëve të kthehen në Bihaq, por në atë janë ndaluar nga policia dhe janë kthyer Në Vuçjak.

Kjo çoi në përleshjen mes policisë dhe emigrantëve, me ç’rast katër pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime më të lehta.

“Në këtë moment gjendja është nën kontroll dhe më nuk ka probleme të lidhura me sjelljen e emigrantëve”, theksoi Knjajiq, duke shtuar se pjesëtarët e Kryqit të Kuq kanë siguruar ushqim dhe ujë për emigrantët.

Një numër i madh i emigrantëve, para se gjithash nga Lindja e Afërt, qëndrojnë në shumë lokacione të Bosnja e Hercegovinës veriperëndimore, prej ku mundohen ilegalisht ta kalojnë kufirin boshnjak-kroat dhe të shkojnë drejt ndonjë vendi perëndimor.

Marketing