Katër të vdekur në SHBA, shikoni çfarë përleshje me armë mes policisë dhe kriminelëve (VIDEO)

Një oficer i policisë së Nju Jerseyit dhe tre civilë kanë vdekur pas një dyluftimi me armë mes policëve dhe dilerëve të drogës.

Marketing

Mendohet se gjithçka ka filluar pasi një marrëveshje e drogës shkoi keq, shkruan ABC.

Dy të dyshuar kanë gjuajtur mbi oficerin e parë dhe ishin fshehur në një supermarket. Më pas ka ardhur ekipi i dytë dhe kanë vazhduar të shtënat nëpër rrugët e këtij qyteti në SHBA.

Dy të dyshuarit janë gjetur të vdekur brenda supermarketit pas të shtënave.

Të shtënat kanë zgjatur më shumë se një orë.

Marketing