Katër tifozë bullgarë arrestohen dhe gjobiten për racizëm ndaj lojtarëve të Anglisë

Katër tifozë të Bullgarisë janë arrestuar për shkak të thirrjeve raciste që bënë ndaj lojtarëve të Anglisë dhe janë gjobitur me nga 1000 lev, si dhe janë ndaluar nga ngjarjet sportive për dy vjet.

Marketing

Fitorja e Anglisë 6-0 në kualifikimet Euro 2020 që u zhvillua në Sofje të hënën u ndalua dy herë në pjesën e parë pas brohoritjeve raciste nga tifozët vendas, njofton Klan Kosova.
Të katër tifozët u ndëshkuan nga policia – më saktë nga gjykatat e vendit – sipas ligjit të Bullgarisë për “mbrojtjen e rendit publik gjatë ngjarjeve sportive”.

Një tifoz tjetër u arrestua të mërkurën duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestuar në shtatë.

Një nga shtatë është i mitur, shkruan BBC Sport.
Borislav Mikhailov, president i shoqatës së futbollit në Bullgari dha dorëheqje të martën.

Marketing