Gazeta greke “Kathimerini” duke u thirrur në draft versionin e deklaratës së NATO-së, në numrin e saj të sotëm shkruan se gjatë Samitit të radhës të Aleancës Veri-Atlantike që do të mbahet me datë 11 dhe 12 Korrik këtë javë, Maqedonia përsëri do të marr vetëm porosinë se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë varet nga implementimi i Marrëveshjes për emrin me Athinën.

Burime nga qeveria greke thonë se Greqia dhe partnerët e saj janë në linjë të njëjtë sa i përket kësaj çështjeje, kurse për të është diskutuar edhe gjatë zhvillimit të bisedave telefonike mes nënkryetarit amerikan Mike Pence dhe kryeministrave Tsipras dhe Zaev.