Katica e ndërpreu pushimin mjekësor, “Në PPS po punohet mbi të gjitha hetimet”

“Erdhëm para PPS-së për të parë se si funksionin ky institucion. U themelua para më shumë se katër vjetëve, për siç thanë – ndjekjen e korrupsionit të lartë dhe kthimin e parave të vjedhura. Janeva e ndërpreu pushimin e saj mjekësor dhe është kthyer në punë, por i gjithi ekipi i saj, distancohet nga ajo”, Jovica Paunoski, gazetar.

Marketing

Sot, para prokurorisë ishte qetë. Nuk kishte ekipe të gazetarëve, vetëm kohë pas kohe në hyrjen kryesore të ndërtesës hynin dhe dilnin të punësuarit.

“Prokurorët të cilët punojnë në këtë ndërtesë që gjendet prapa meje, e të cilët i kontaktoi TV21, shkurt u përgjigjën se – janë marrë vesh mes vete që të mos japin informata shtesë në media rreth ngjarjeve të fundit në PPS. Shkurt thanë se prokurorja speciale, Katica Janeva e ka ndërprerë pushimin mjekësor dhe që nga dje rregullisht vjen në punë. Na thanë edhe se të gjitha aktivitetet në PPS, si dhe komunikimi me Katicën Janevën po rrjedhin normalisht”, Jovica Paunoski, gazetar.

Kërkuam takim edhe me prokuroren speciale, për ta pyetur se si funksionon për momentin prokuroria e saj, por nga Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun, na thanë se për çfarëdolloj pyetjesh t’i kontaktojmë përmes e-mail-it. Kështu vepruam, dhe e morëm këtë përgjigje:

“Rrjedhimisht po kryhen të gjitha aktivitetet e parapara. Edhe pse nuk ka gjykime për shkak të pushimit të gjykatësve, megjithatë po punohet mbi të gjitha hetimet”, thonë nga PPS-ja.

“Në ueb-faqen e PPS-së, figuron një person i cili është i angazhuar për parregullsitë në punën e kësaj prokurorie, respektivisht, person i cili merret me parregullsitë dhe dyshimet për mashtrim dhe korrupsion në PPS. Por, sot numri i telefonit ishte i paqasshëm”, Jovica Paunoski, gazetar.

Ata që dikur luftuan për themelimin e PPS-së, sot janë të zhgënjyer.

“Kjo është zhgënjyese, sepse PPS-ja ishte një nga institucionet për të cilin kishim shpresë….ndodhi edhe Revolucioni i Larmë. E gjithë rezistenca qytetare në njëfarë mënyre ishte “zgjuar” dhe ishte e bindur dhe e vendosur të luftojë për ta rrënuar regjimin e kaluar”, u shpreh Biljana Bejkova, aktiviste qytetare.

Ndryshe, Janevës i janë marrë të dy celularët. I dyti ende është subjekt i ekspertizës, e cila duhet të vërtetojë nëse ka pasur komunikim me të dyshuarin e parë në rastin “Reket”, Boki 13. Prokuroria Publike Themelore do të duhet të vendosë nëse edhe Katica Janeva do të jetë e dyshuar në njërin nga rastet më të mëdha për korrupsion dhe reket në vend.

Marketing