Katica Janeva e sëmurë, do të qëndrojë për trajtim në klinikën “Zhan Mitrev”

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar shëndetësore dhe kërkesave të vazhdueshme për trajtim mjekësor, është dërguar në klinikën “Zhan Mitrev”, ku dhe do të qëndrojë për trajtim mjekësorë. Irena Frçkovska, avokatja e saj theksoi për Fokus se klientes së saj i është miratuar kërkesa për kontroll në klinikën e njohur kardiokirurgjike, për shkak se gjendja e saj është tejet e rënduar. “Ka tension të lartë dhe anksiozë të përgjithshme, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, thotë avokatja Frçkovska, e cila kishte kërkuar më parë masë arresti shtëpiak për Janevën.

Marketing
Marketing