Katica Janeva: Ja pse kam biseduar me Kamçevin

Prokurorja Speciale Katica Janeva përsëri ka reaguar pas publikimit të videos së tretë nga ana e “La Verita”.

Marketing

Ajo insiston ende se biseda e saj me Orce Kamçevin ka qenë vetëm në interes të procedure parahetimore, ku ajo ka që ate ta bëj dëshmitar-bashkëpunëtor.

Janeva shton se ka biseduar me të dyshuarit për shkak të rritjes së bashkëpunimit me ta dhe zbulimit të të dhënave të reja në favor të hetimit. Megjithatë, mbrohet duke pohuar se në asnjë moment nuk ka tregtuar me ndikimin e saj, nuk e ka keqpërdorur funksionin dhe nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Ajo u bëri thirrje organeve hetimore që ta përfundojnë hetimin sa më shpejtë që është e mundur, t’i grumbullojnë të dhënat dhe t’i kryejnë të gjitha ekspertizat mjeko-ligjore që kanë të bëjnë me rastin “Reket”, me qëllim që të hiqet njolla nga emri i saj.

“Pasi të prezantohen dhjetëra hetime të gatshme për procedim të shpejtë, nga ana e Prokurorisë Speciale shumë gjëra do të qartësohen për opinionin publik. Në ato hetime janë të dyshuar, dhe shpresoj se do të jenë të dënuar shumë funksionarë të mëparshëm dhe aktualë të pushtetit, si dhe shumë persona të shquar në partitë. Prandaj, është e qartë se pse dikush me të gjitha forcat e tij dhe me hajkë medikatike po tenton ta cenojë kredibilitetin tim, të Prokurorisë Speciale dhe të prokurorëve të tjerë, e me këtë po teton t’i shkatërrojë lëndët penale që zhvillohen në prokurori”,shton ajo.
Janeva, mes të tjerash tha se pret që deputetët në seancë parlamentare, në afat sa më shpejtë ta sjellin Ligjin për Prokurorinë Publike. Pasi të kthehet nga pushimi vjetor, paralajmëroi se do të japë llogaridhënie për të gjitha hetimet dhe para-hetimet që i udhëheq Prokuroria Speciale.