Katica Janeva nesër do t’i sheh dëshmitë kundër saj

Pas vetëm 48 orësh, Boki 13 përsëri erdhi te Villma Ruskoska. Saktë në mesditë, policia e burgut të Shutkës e solli në Prokurorinë për krim të organizuar. I veshur me një pallto dhe i prangosur, Boki 13 u ngjit në zyrat e prokurorisë.

Marketing

Boki 13 sot bashkë me avokatin e tij shqyrtuan dëshmitë e prokurorisë në rastin “Reket”. Në mesin e tyre ishin incizimet audio dhe video që tashmë i publikoi gazeta djathtiste italiane “La verita”. Gjithashtu, kanë shqyrtuar edhe masat e posaçme hetuese, përderisa ka qenë i ndjekur Boki 13 për të cilat mbrojtja pohon se janë të parëndësishme për këtë lëndë.

Nëse flasim për qasje selektive, mund të them një gjë që për mua si avokat është e paqartë. Nuk na u lejua qasje e mjaftueshme në dëshmi, nuk e di nëse në përgjithësi ka pasur dëshmi, u shpreha gabim, do të kisha thënë në procesverbalin për marrjen në pyetje të të dyshuarit Zoran Milevski me arsyetimin se këtë mund ta kërkojmë nga avokatët e tij”-tha Sasho Dukovski, avokat i Bokit.

Pas tre orë e gjysmë shqyrtim të provave kundër tij , Boki 13 u kthye në paraburgim. Atje është edhe Katica Janeva. Drejtori i burgut hetimor, Esad Rahiç, shpjegon se kushtet në burg janë të njëjta për të dy të arrestuarit VIP.

Ish-prokurorja nuk është vendosur në njësinë e Hagës. Ka më shumë blloqe. Njësia e Hagës le të themi se është më e izoluar. Z. Jovanovski është atje sepse erdhi i pari, kush vjen i pari shërbehet i pari. Zonja Katica erdhi më vonë dhe ne e vendosëm në një repart tjetër. Përndryshe kushtet janë të njëjta”-pohoi Esad Rahiç, Drejtor i burgut hetimor të Shuto Orizares.

Villma Ruskoska edhe zyrtarisht njoftoi se hetimi për rastin “Reket” ka përfunduar. Përfundimi i procedurës hetimore tashmë ja zëvendësoi burgun me arrest shtëpiak Zoran Milevskit – Kiçeecit. Ai kërkoi të dalë nga Shutka , Ruskoska u pajtua ndërsa gjykata dje i shqiptoi arrest shtëpiak.

Kërkesë për të dalë nga paraburgimi paralajmëruan edhe avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës. Të gjithë janë të dyshuar në rastin Reket. Boki, së bashku me Kiçeec, zhvatën më shumë se një milion euro nga biznesmeni Orce Kamcev, duke premtuar se do të ndikojnë te Janeva dhe të ndalojnë hetimin e PSP-së kundër tij për kinse pastrim parash.