Katica Janeva sot do të dëshmojë në rastin “Reket”

Në Gjykatën Penale, duhet të mbahet sot seanca e re për lëndën “Reket”, në të cilën do të dëshmojë e akuzuara, ish-prokurorja speciale, Katica Janeva.

Marketing

Në seancën e djeshme për rastin, i pandehuri Bojan Jovanovski i tha gjykatës se Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk paraqiti asnjë provë dhe pyeti se ku ishin provat që ai ka marrë para, harxhonte nëpër xhipa, veshje, mobilje, udhëtimet dhe financonte televizionin me para të marra nga Orce Kamçev.

Prokurorja, Vilma Ruskovska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas seancës dëgjimore, hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e bëra nga Boki 13 se ajo gjoja kishte dhënë informacione për hetimet. Ajo gjithashtu tha se ka dëshmi se çanta e Orce Kamçevit përfundoi në shtëpinë ku jetojnë prindërit e Bojan Jovanovski. – Kjo provë u paraqit dhe u dërgua në gjykatë, tha Ruskovska.

Avokati i Bojan Jovanovskit, Sasho Dukovski, pas mbrojtjes së parashtruar në seancën e djeshme, theksoi se Prokuroria nuk ka kryer ekzaminim të telefonit celular. Dukovski gjithashtu mohoi pretendimet e Ruskovska se ajo kishte një fotografi si provë se çanta me gjoja miliona eurot përfundoi në shtëpinë e familjes së Bojan Jovanovski, as se ata, si mbrojtje, nuk kishin qasje në atë provë. “Unë me përgjegjësi konfirmoj se një regjistrim i tillë nuk ekziston”, tha Dukovski.

Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në rastin “Reket” të akuzuarit Boki 13 dhe Katica Janeva i ngarkon se me paramendim e kanë zhvatur biznesmenin Jordan Kamçev (i akuzuar në lëndën “Perandoria”) që t’i hiqet masa e paraburgimit në lëndën e cekur. I akuzuari i tretë, Zoran Milevski – Kiçeec në seancën e parë për lëndën “Reket”, q[ u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg. Milevskit para disa javësh iu hoq edhe arresti shtëpiak.

Marketing