“Katimerini”: Athina nuk do të bllokojë, por do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes

Pala greke nuk do t’i thotë “jo” askujt (Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë), por do të vendos kushte të veta, ka thënë për gazetën “Katimerini”, “një burim që ka qasje deri te pallati presidencial” lidhur me perspektivën evropiane të Shkupit dhe Tiranës dhe mundësinë për marrje të datës për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në tetor.

Marketing

Gazeta greke në tekstin me titull “Drejt Brukselit vetëm përmes Athinës” analizon se nëse nuk ndodh diçka e paparashikueshme, atëherë “Athina nuk do të ketë pengesë për procesin inkuadrues të vendeve fqinje”, por do të vendos kushte dhe do të kërkojë diçka në zëvendësim, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Për Maqedoninë e Veriut sipas informacioneve, do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa me siguri edhe disa bindje nga Berlini për lirimin e suficitit si “dhuratë kthyese”, ndërsa nga Shqipëria garanci për respektim të rreptë të parashikuarës nga marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në helenizmin e atjeshëm. Shikimi drejt Shkupit dhe Tiranës tashmë është i orientuar drejt Athinës, duke pritur nga Qeveria t’i hapë kartat e saj në vigjilje të samitit në tetor”, shkruan “Katimerini”.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, gazeta komenton se evropianë janë të ndarë mes atyre që duan (Gjermania, Italia, KE-ja, vendet e bllokut lindor) Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së dhje të tjerë (Franca, Holanda, Danimarka etj), të cilët insistojnë në atë se “nuk duhet t’u jepen shpresa”.

“Opsionet për samitin në tetor, sipas informacioneve nga Brukseli, lidhur me fillimin e marrëveshjeve inkuadruese për dy vendet, janë dy vijueset: anulim i ri i diskutimit për më vonë ose ndarje, që të përmbushet kërkesa e Maqedonisë së Veriut, e ajo për Shqipërinë të anulohet për më vonë. Edhe njëri opsion edhe tjetri do të kenë çmim”, shkruan gazeta greke, transmeton MIA.

Marketing