Katrougalos: 100% do të ketë shumicë parlamentare për marrëveshjen e Prespës

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme, Georgios Katrougalos do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në margjinat e mbledhjes ministrore të NATO-së në Bruksel, thonë nga brifingu i sotëm me gazetarët nga MPJ-ja e Greqisë.

Marketing

Krahas ndodhive të fundit në Greqi për mobilizimin e pjesëmarrësve për shkak të marrëveshjes së Prespës, ministri alternativ i Greqisë, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes të AIM në Athinë, se a do të ndikojnë ndodhitë e fundit ndaj deputetëve ai thotë se nuk ka ndryshime në klimën në Kuvendin e Greqisë dhe mbetet në qëndrimin se ekziston shumica për ratifikimin e marrëveshjes.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me parashikimin tim, që e konsideroj për të sigurt, se ekziston shumica kuvendare për votimin dhe ratifikimin nga ana jonë për marrëveshjen e Prespës, natyrisht me parakusht që nënkupton, pala tjetër ta kryejë obligimin e vet”, tha Katrougalos.

Ai sqaroi se sipas informacioneve të procesit në Maqedoni do të mbarojë në fund të janarit, e më pastaj Greqia do të vazhdojë me obligimet e saja.

Katrougalos tha se ekzistojnë kanale të hapura të komunikimit midis dy vendeve, ndërsa Greqi e ndjek dhe absolutisht e respekton procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Marketing