Katrougalos: Marrëveshja e Prespës tregoi angazhimin e vendit tonë për perspektivat evropiane

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos në kuadër të shënimit të 9 majit ditës së Evropës, tha se për popujt e Ballkanit rruga drejtë Evropës është pa kthim, ndërsa marrëveshja e Prespës e thekson angazhimin e Greqisë për perspektivat evropiane të Evropës Juglindore.

Marketing

Ai tha se Greqia nga ana e saj e promovon “idenë evropiane në shoqërinë e saj dhe dimensionin demokratik”.

“Marrëveshja e Prespës që nga e para thekson angazhimin e vendit për perspektivat evropiane të Evropës Juglindore, që fqinjët tanë të bëhen një rajon bashkëpunimit paqësor dhe bashkëjetesës. Për popujt e Ballkanit, rruga për në Evropë është e pakthyeshme”, tha Katrougalos.

Marketing