Katrugalos: Greqia ka edhe detyrim juridik të gjejë zgjidhje

Kjo marrëveshje është arritur falë inkurajimit politik dhe udhëheqësisë së Aleksis Ciprasit dhe Zoran Zaevit, por edhe aftësisë negociuese të Nikos Koxiasit, i cili e arriti atë që kryeministri Samaras e konsideronte si të pakuptimtë, tha ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos në fjalimin e tij në Parlamentin grek gjatë debatit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Katrugalos theksoi se me Marrëveshjen e Prespës, për 110 për qind i kënaq qëllimet nacionale greke nga viti 2007.

“Marrëveshja mbulon 110% nga pozicionet nacionale, ka dobësi kombëtare, e përforcon autoritetin ndërkombëtar të vendit tonë dhe sjellë paqe dhe stabilitet në rajon”, tha shefi alternativ i diplomacisë greke.

Katrugalos, transmeton MEDIAL sqaroi se Greqia ka rol në Ballkan për garantimin e stabilitetit dhe paqes në rajon, ndërsa në të njëjtën kohë mbyll kontest për të cilin vendi ka edhe detyrim juridik që të arrijë deri në zgjidhje. Ky detyrim juridik, shtoi Katrugalos, del nga rezoluta e KB-së nga viti 1993 dhe nga Marrëveshja e përkohshme, ndërsa e përmendi edhe aktvendimin e Gjykatës së Hagës për shkelje të marrëveshjes.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, në fjalim u përgjigj në argumentet e deputetëve të partive opozitare të ndërlidhura me Marrëveshjen e Prespës, sidomos për ato nga Demokracia e Re për njohje të nacionalitetit dhe gjuhës maqedonase, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“Për kombësinë, është evidente se marrëveshja e zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen e e vetme që mund të rregullojnë shtetet. Shtetet njohin shtete, shtetet nuk njohin popuj. Ndërsa për emrin e vendit fqinj, zgjidhja është përfundimtare dhe e pakthyeshme”, tha Katrugalos.

Lidhur me gjuhën maqedonase, shefi alternativ i diplomacisë greke tha se e ka parashtruar vendimin nga Konferenca e KB-së për përdorim të toponimeve.

“Pse në vitin 1997 u bë ky lëshim? Nga një shkak i thjeshtë që e djathta greke që nga shumë herët e ka pranuar termin gjuha maqedonase, tha Katrugalos dhe përmendi se që në vitin 1959 ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme ka folur për gjuhën maqedonase. .