Kavajë/ Burri dogji për së gjalli gruan, pamjet e makinës tërësisht të shkrumbuar

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Manskuri të Kavajës, ku një grua është gjetur e djegur në një makinë ndërkohë që i shoqi është gjetur i vetëvarur në pemë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se makina ku u gjet trupi i pajetë i Fëllënxa Shirjes është tërësisht e shkrumbuar. Dyshohet se krimin e ka kryer bashkëshorti i saj, Bilbil Shirja, i cili pas këtij akti makabër është vetëvarur në një pemë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se çifti Shirja ishte në proces divorci dhe gjyqi do të zhvillohej të hënën. Çifti ishin nga fshati Kryemëdhenj i Golemit i Kavajës. Marrëdhënia e tyre në çift ka qenë e vështirë, problematike për shkak të xhelozisë së sëmurë të bashkëshortit. Të dy ishin prindër të një vajzë të fejuar dhe një djali 17 vjeçar.

Marketing

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing