Kavajë, gjendet një trup i pajetë në kanal

Policia e Kavajës njoftoi se ditën e dielë, në orën 14:20, në fshatin Gjoc të Kavajës, në një kanal është gjetur një trup i pajetë. Mashkulli që mendohet se është 60-70 vjeç, nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Marketing

Policia ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

Çdo qytetar që disponon informacion mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose në numrin 0694110202.