Këshilli kundër kazinove në Tetovë ka marrë garanci nga kryetarja e komunës Teuta Arifi dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti se kazinoja në afërsi të Universitetit të Tetovës nuk do të hapet.

Por pavarësisht premtimit të tyre punimet në objektin ku parashikohet hapja e kazinos vijojnë me të njëjtin ritëm. Banorët u kërcënuan se nuk do të heqin dorë nga protestat për aq kohë sa mbyllja e kazinove nëpër vendbanime nuk rregullohet me ligj.

Dje kishim takime intensive duke filluar prej Kryetares së komunës së Tetovës sy në sy tu llogarit se në atë vend nuk do të vazhdojnë punimet, por pavarësisht asaj që punimet vazhdojnë, ne ishim në takim edhe te kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ku ishin edhe 2 nënkryetarët e BDI-së Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti.

Është premtuar gjithnjë se ajo kazino nuk do të hapet se ajo kazino nuk ka asnjë dokument, gjithë ky provokim qe bëhet që punojnë aty bëhet është në të zezë por tash presim organet të veprojnë – deklaroi Jushi Emërllahu, anëtar i Këshillit Kundër Kazinove.